SI DUHET TE SILLEMI NE INTERNET
Interneti është një mjet komunikimi e argëtimi i përdorur në mbarë botën. Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ata. Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të drejtë të komunikojnë dhe gjithashtu të argëtohen. Në anën tjetër, fëmijët kanë të drejtë të marrin informacione dhe të ketë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për të prodhuar informacion, për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide. Tani ata janë protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë në vitet e fundit shoqërohet njëkohësisht edhe ekspozimin e fëmijëve ndaj risqeve të shfaqura si rrjedhojë e lundrimit jo të sigurt të fëmijëve në internet. Prandaj ne si shoqëri duhet të marrim masa në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt.
Comments
Post a Comment